LAJMI I FUNDIT:

Banka Evropiane për Investime premton projekte të reja

Banka Evropiane për Investime premton projekte të reja
????????????????????????????????????

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Shefin e divizionit të Bankës Evropiane për Investime (BEI) për operacionet në Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor Matteo Rivellini.

Hoti me zyrtarin e Bankës Evropiane ka diskutuar mbi prioritetet aktuale të Ministrisë së Financave dhe përditësimin mbi nevojat për financim.


Ministri Hoti dhe shefi i Divizionit të BEI-së për Kosovë Rivellini, diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, ratifikimin e marrëveshjes për Linjën Hekurudhore dhe fillimin e implementimit si dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektet që do të vijnë në të ardhmen e afërt, si dhe për krijimin e ideve se si BEI do të ndihmojë Ministrinë e Financave në mënyrë sa më efikase. /Telegrafi/