LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë në alarm, shkak referendumi

Banka e Anglisë në alarm, shkak referendumi

Pak më shumë se dy javë përpara referendumit të shumëpritur britanik që do të përcaktojë fatin e Britanisë në Bashkimin Europian, thuajse të gjitha sondazhet nxjerrin në avantazh fushatën pro daljes, me të paktën 3 pikë.

Tashmë frika është reale, pasi pak kohë më parë fitores së atyre pro brexit i jepeshin shumë pak gjasa. Planet e emrgjencës kanë filluar tashmë dhe Banka e Anglisë po vepron me shpejtësi jo vetëm për ti bërë ballë pasigurive që gjenerohen në tregje deri në ditën e referendumit por edhe për tu përgatitur për daljen.


Prej datës 14 qershor, Bankat britanike do të kenë akces në një fondemergjence për ti bërë ballë krizës së likuiditetit. Parashikohen edhe dy data të tjera për financime të jashtëzakonshme, më 21 dhe 28 qershor.

Numri një i Bankës së Anglisë, Mark Carney, deklaroi se, institucioni është në kontakt të vazhdueshëm me bankat që operojnë në vend. “Ne nuk po i themi bankave se çfarë të bëjnë, vetëm po i pyesim se çfarë janë ata duke bërë”-deklaroi ai.

Prej më se një viti tashmë, Banka e Anglisë po stuffon planet emergjente se si i duhet bërë ballë daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Qeveria dhe Banka qendrore tashmë nuk i tremben vetëm tërheqjes së depozitave nga qytetarët por më së shumti tërheqjes së kapitalit nga investitorët e huaj, por edhe ata vendas. /Telegrafi/