LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike në Shqipëri në 3.2 për qind për vitin 2022

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike në Shqipëri në 3.2 për qind për vitin 2022

Banka Botërore ka rishikuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në raportin e saj të fundit.

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3.2 për qind për vitin 2022, në krahasim me 3.8 për qind të parashikuar nga Banka Botërore në janar, përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Aktiviteti ekonomik i Shqipërisë pritet të rikthehet në nivelet e para pandemisë dhe para tërmetit, por rritja ekonomike mund të ndikohet nga rritja e mëtejshme e inflacionit, ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit, çrregullime të tregjeve financiare dhe ulja e besimit për shkak të luftës në Ukrainë, tha banka në Raportit Ekonomit për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, të publikuar të dielën.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit parashikohet të rritet më tej me 3.4 për qind në vitin 2023, sipas raportit.

Sipas bankës, rritja ekonomike për vitin e kaluar ishte 8.6 për qind.

Ndërkohë, rritja ekonomike e rajonit të Ballkanit Perëndimor parashikohet në 3.2 për qind në vitin 2022, vuri në dukje Banka Botërore. Rritja e PBB-së së rajonit u vlerësua në 7.4 për qind në vitin 2021.

Çmimet në Shqipëri, 5.7 për qind më të shtrenjta në mars, rritja më e lartë në 20 vitet e fundit
Lexo po ashtu Çmimet në Shqipëri, 5.7 për qind më të shtrenjta në mars, rritja më e lartë në 20 vitet e fundit

Në shkurt 2022, bota u trondit nga pushtimi i Ukrainës nga Federata Ruse.

Sipas Bankës Botërore, lufta po shkakton pasoja katastrofike në jetët e njerëzve, po dëmton rëndë ekonomitë e të dy vendeve, si dhe pritet të çojë në humbje të konsiderueshme ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe në pjesën tjetër të botës.

“Kjo është goditja e dytë e madhe brenda dy viteve që shkakton një tkurrje ekonomike të rajonit. Prodhimi në vitin 2022 parashikohet të tkurret me 4.1 për qind – dy herë më e lartë se recesioni i 2020 i shkaktuar nga pandemia COVID-19”, ka sqaruar banka.

Banka ka shtuar gjithashtu se ndikimi i luftës në perspektivën ekonomike të rajonit varet nga mënyra se si do të evoluojë konflikti në vazhdim.

“Nëse konflikti do të gjejë zgjidhje brenda muajve në vijim, humbjet mund të frenohen dhe mund të fillojë rikuperimi. Tejzgjatja e konfliktit mund të çojë në rritje të kostove në njerëz dhe ekonomi,  pasigurisë së politikave, fragmentizim të integrimit rajonal dhe ndërprerje të
lidhjeve të rëndësishme tregtare dhe investimeve”, ka shtuar banka në raport.

Besimi në ekonomi në rënie për të tretin muaj radhazi në Shqipëri
Lexo po ashtu Besimi në ekonomi në rënie për të tretin muaj radhazi në Shqipëri

Banka Botërore i bën thirrje politikëbërësve që në këto kohë të vështira të forcojnë amortizuesit dhe institucionet e politikave makroekonomike për të konsoliduar stabilitetin ekonomik; të promovojnë një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse dhe më të barabartë duke forcuar sistemet e mbrojtjes sociale për të mbrojtur shtresat më të cënueshme, përfshirë refugjatët; dhe të ruajnë fokusin në përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

“Adresimi i pasojave negative të ndryshimeve klimatike është një nga çështjet më urgjente të kohës sonë. Lufta dhe rritja e menjëhershme dhe e konsiderueshme e çmimeve të energjisë tradicionale evidentojnë akoma më shumë nevojën për tërheqjen e investimeve në burime të rinovueshme dhe rëndësinë e ndryshimit të sistemeve të energjisë drejt një energjie më të lirë, më të pastër dhe më të qendrueshme”, ka thënë banka.

“Përmirësimi i efikasitetit të energjisë, reduktimi i konsumit të panevojshëm të energjisë dhe përdorimi i inovacioneve teknologjike do t’u mundësonte ekonomive të rajonit zbutjen e ndikimit negativ të luftës në rritjen ekonomike,” sipas bankës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori