Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim drejtorin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli. Në këtë takim u bisedua për kontributin e Bankës Botërore që ka dhënë për Kosovën si dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ministri i Financave Avdullah Hoti duke i uruar përfaqësuesit të Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli emërimin e tij Drejtor të Bankës Botërore në Kosovë, e njoftoi atë për të hyrat në Buxhetin e Kosovës, ku sipas tij kanë shënuar një rritje të konsiderueshme dhe kjo ka ardhur si rezultat i luftës kundër informalitetit, ndryshimit të politikave fiskale, por edhe ndërgjegjësimit të bizneseve sa i përket pagesës vullnetare të tatimeve.
Ai gjithashtu tha se kontributi dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë shumë i mirë sidomos në projektet në të cilat ka kontribuar BB-ja, projekte të cilat kanë dhënë rezultatet e tyre në shoqërinë tonë, si dhe shprehi bindjen se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BB-së do të vazhdoj edhe në të ardhmen, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Ndërsa, drejtori i ri Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli, duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen u shpreh se interesimi i Bankës Botërore është që të kontribuoj në uljen e papunësisë në Kosovë me projekte konkrete dhe për këtë nuk do të mungoj as përkrahja e Bankës Botërore e imja personale për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?