Banka Botërore i rishikoi me ulje ecurinë e çmimeve të naftës për vitin 2020 në projeksionet e reja për çmimet e mallrave kryesore në tregjet botërore.
Çmimi mesatar i një fuçie naftë ishte rreth 60 dollarë gjatë këtij viti, teksa vitin që vjen çmimet do të jenë stabile me tendencë rënie rreth nivelit 58 dollarë për fuçi, përcjell Telegrafi.
Pothuajse të gjithë indekset kryesore të çmimeve të mallrave ranë në tremujorin e tretë të vitit 2019, ku rënien më të madhe e pësuan çmimet e produkteve energjetikë me 8 për qind.
Tensionet në tregtinë botërore kanë dëmtuar kërkesën për mallra. Në përputhje me perspektivat për një rritje ekonomike më të ulët Banka Botërore ka rishikuar me ulje shumicën e çmimeve në tregjet botërore.
“Gjasat që ekonomia botërore të frenohet më shumë se parashikimet janë arsye kryesore pse çmimet e naftës janë rishikuar me ulje”, argumenton banka.
Çmimet e mallrave jo energjetike parashikohet të vijojnë rënien edhe për pjesën e mbetur të vitit 2019, para se të stabilizohen në vitin 2020, megjithëse çmimet e metaleve parashikohet të jenë më të ulëta vitin e ardhshëm.
Më 14 shtator 2019, dy objekte të naftës në Arabisë Saudite u sulmuan. Çmimet e naftës u rritën ditën e parë të tregtisë pas sulmit, por intervali i rritjes nuk zgjati shumë dhe ishte më i shkurtuar se episodet e mëparshme. Çmimet u kthyen në nivelet e tyre të para-sulmit deri në fund të shtatorit.
Zhvillimet teknologjike dhe tendencat e konsumit do të çojnë me ulje konsumin e naftës në periudhat afatgjata. Disa vende nëpërmjet politikave të posaçme janë duke inkurajuar konsumin e produkteve te energjisë alternative përveç naftës.
Politikat tregtare, siç janë tarifat dhe politikat makroekonomike, siç është kursi i këmbimit mund të shkaktojnë zëvendësimin e energjisë nga nafta.
Gjithashtu ndryshimet në preferencat e konsumatorëve mund të çojnë në zëvendësim. Për shembull, të shqetësuar për mjedisin konsumatorët kanë kërkuar të minimizojnë përdorimin të materialeve me bazë petrokimike siç është plastika me alternativën natyrore siç është letra.
Inovacioni dhe konsumi i ndryshuar do të ushtrojë presion mbi kërkesën për naftë dhe produktet e saj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre