LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Pandemia COVID-19 ka lënë pasoja në shkollim, nxënësit do të humbin 17 trilionë dollarë gjatë jetës së tyre

Banka Botërore: Pandemia COVID-19 ka lënë pasoja në shkollim, nxënësit do të humbin 17 trilionë dollarë gjatë jetës së tyre

Studimet e fundit zbulojnë gjëra të frikshme: në mbarë botën pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim shumë më negativ në shkollim se mendohej. Vajzat dhe fëmijët me të meta më të prekurit.

Edhe 21 muaj pas shpërthimit të pandemisë, shkollat ​​për miliona fëmijë mbetën të mbyllura, paralajmëron Banka Botërore në raportin më të ri për COVID-19.


“Disa nuk do të shkojmë më ndoshta kurrë në shkollë”, thuhet në raport.

Kjo humbje e mësimeve për shumë fëmijë është “moralisht e papranueshme”.

Si pasojë konkrete, përqindja e fëmijëve që nuk janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë deri në moshën dhjetëvjeçare mund të rritet në pothuajse 70 për qind, thuhet në raportin e Bankës Botërore. Para pandemisë, kjo përqindje ishte rreth 50 për qind, për shkak të mundësive të dobëta për shkollim në shumë vende.

Ekspertët financiarë të agjencisë së specializuar të OKB-së supozojnë se fëmijët e prekur nga mbyllja e shkollave do të humbasin gjithsej rreth 17 trilionë dollarë gjatë jetës së tyre. Vitin e kaluar Banka Botërore i kishte vendosur këto humbje financiare të pritura në dhjetë trilion dollarë, që do të thotë se rritja e humbjeve të pritura gati është dyfishuar.

Studimet e tyre treguan gjithashtu se fëmijët më të varfër dhe me aftësi të kufizuara janë shumë më të prekur nga mësimet e humbura sesa të tjerët. Mesatarisht atyre u është ofruar mundësia e kalimit në mësimin në distancë dukshëm më rrallë. Edhe vajzat, në përgjithësi, ishin ndër humbëset më të mëdha në aspektin mësimor nga pandemia.

Qeveritë në mbarë botën kanë marrë mbështetje ekonomike prej trilion dollarësh për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga kriza e pandemisë COVID-19. Por vetëm më pak se tre për qind e këtyre fondeve janë futur në shkollim, ankohen ekspertët e Bankës Botërore. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori