LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore nuk do ta ndihmojë El Salvadorin për legalizimin e Bitcoinit

Banka Botërore nuk do ta ndihmojë El Salvadorin për legalizimin e Bitcoinit

Banka Botërore ka refuzuar një kërkesë të El Salvadorit për të ndihmuar në zbatimin e Bitcoin si monedhë zyrtare.

Huadhënësi ndërkombëtar përmendi shqetësimet mbi transparencën dhe ndikimin mjedisor të minierave të Bitcoinit.


Më parë këtë muaj, vendi i Amerikës Qendrore njoftoi planet për t’u bërë kombi i parë që miraton zyrtarisht monedhën dixhitale.

Ai synon të përdorë Bitcoin si para së bashku me dollarin amerikan, raporton bbc.

“Ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar El Salvadorin në shumë mënyra, duke përfshirë transparencën e monedhës dhe proceset rregullatore”, i tha një zëdhënës i Bankës Botërore agjencisë së lajmeve reuters.

Javën e kaluar, El Salvador u bë vendi i parë në botë që klasifikoi zyrtarisht Bitcoin si një monedhë të ligjshme.

Kongresi miratoi propozimin e presidentit, Nayib Bukele për të përqafuar kripto monedhën. Ligji i ri do të thotë që çdo biznes duhet të pranojë Bitcoin si mjet ligjor për mallra ose shërbime, përveç nëse nuk është në gjendje të sigurojë teknologjinë e nevojshme për të përpunuar transaksionin.

Ekonomia e El Salvadorit mbështetet shumë në dërgesat e parave, ose paratë e dërguara nga jashtë, të cilat përbëjnë rreth 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB)

Më shumë se dy milion salvadoreanë jetojnë jashtë vendit, por vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me vendin e tyre të lindjes, duke dërguar më shumë se katër miliardë dollarë çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori