LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ndihmon Kosovën me 15.3 milionë euro për testimin e produkteve

Banka Botërore ndihmon Kosovën me 15.3 milionë euro për testimin e produkteve

Banka Botërore ka njoftuar se po ndihmon firmat në Kosovë në zvogëlimin e kostove për testimin e produkteve dhe për certifikim të njohur ndërkombëtarisht, nëpërmjet një projekti prej 15.3 milionë dollarëve, që synon përmirësimin e produktivitetit dhe eksporteve.

Sipas njoftimit të Bankës Botërore, projekti do të ndihmojë jo vetëm firmat por edhe konsumatorët në Kosovë përmes përkrahjes për certifikimin e produkteve për eksport në tregje si Bashkimi Evropian.


“Banka Botërore po ndihmon firmat në Kosovë në zvogëlimin e kostove për testimin e produkteve dhe për certifikim të njohur ndërkombëtarisht, nëpërmjet një projekti prej 15.3 milionë dollarëve, që synon përmirësimin e produktivitetit dhe eksporteve. Projekti do të ndihmojë jo vetëm firmat por edhe konsumatorët në Kosovë përmes përkrahjes për certifikimin e produkteve për eksport në tregje si Bashkimi Evropian, forcimit të kapacitetit të firmave të orientuara kah eksporti, dhe uljes së kostos së inspektimeve të biznesit”, thuhet në njoftimin e bankës. /Telegrafi/