LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore kishte përkrahur projekte zhvillimore në Kosovë edhe në vitet 1970-1980

Banka Botërore kishte përkrahur projekte zhvillimore në Kosovë edhe në vitet 1970-1980

Banka Botërore duke u mbështetur në punën e saj ka përkrahur disa projekte zhvillimore në Kosovë.

Këto projekte janë përkrahur jo vetëm tani në këto vite të fundit, por edhe në vitet 1970 dhe 1980.

Projektet e mbështetura nga Banka Botërore kanë të bëjnë kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore për qytetarët e Kosovës që të kenë qasje më të lehtë në shërbime.

Po ashtu është përkrahur edhe furnizimi me ujë si dhe kapacitete të prodhimtarisë në disa sektore.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Banka Botërore ka përmendur disa nga projektet që i ka mbështetur.

“Disa nga këto projekte ishin përmirësimi i rrugës Podujevë-Prishtinë-Pejë; ndërtimi i linjave të transmisionit të energjisë elektrike; përkrahja e importit të pajisjeve për industri; modernizimi i linjës kryesore hekurudhore në Kosovë, Leshak – Hani i Elezit; rindërtimi dhe zgjerimi i rrjetit të furnizimit me ujë për komunat Prishtinë dhe Podujevë; dhe rritja e kapaciteteve per prodhimtari dhe përpunim në sektorin e bujqësisë”, thuhet në postimin e Bankës Botërore./Telegrafi/