LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare me rritje prej 7.2 për qind

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare me rritje prej 7.2 për qind

Raporti i fundit i Bankës Botërore thekson se ekonomia shqiptare do të rritet me 7.2% këtë vit, pas tkurrjes që pësoi në 2020.

Aktiviteti ekonomik është rikthyer në vitin 2021 dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto parashikohet të rritet me 7.2%, i nxitur nga sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i rindërtimit të pasojave të tërmetit.

Banka Botërore referon se perspektivat ekonomike mbeten të pasigurta pas rritjes së infektimeve me koronavirus, ndaj ashpërsimi i masave anti-Covid do të ushtrojnë presion mbi aktivitetin ekonomik dhe punësim, veçanërisht në shërbime dhe prodhim.

Qeveria plotësoi me sukses nevojat e saj për financim duke emetuar Eurobondin në 2020 dhe planifikon ta përsërisë edhe këtë vit, duke ushtruar presion për rritjen e mëtejshme të borxhit publik.

Edhe pse rritja ekonomike ishte mesatarisht 3,3% në vit gjatë 2015-2019, produktiviteti  ka mbetur në vend dhe ekonomia dominohet nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në vitin 2021. Besimi i konsumatorëve, kërkesa e jashtme dhe stimuli fiskal mbështeti rritjen.

Ndërtimi udhëhoqi rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e 2021 dhe pritet të mbetet i fortë, falë rindërtimeve të reja dhe projekteve infrastrukturore. Ndërkohë çmimet e ushqimit dhe naftës e ushtruan presion mbi inflacionin mesatar duke e çuar në 1.8% në tremujorin e dytë, nga 0.9% në tremujorin e parë. /Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori