LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmojnë mbështetjen për projektet e sektorit financiar të Kosovës

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmojnë mbështetjen për projektet e sektorit financiar të Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës njofton se ka siguruar bashkëpunimin për projektet që zhvillojnë sektorin financiar dhe ekonomik të vendit nga Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kjo u tha pas takimit të guvernatorit të BQK-së, Ahmet Ismaili me përfaqësuesit e BB-së dhe FMN-së.


“Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi”, njofton BQK.

“Çështjet e bashkëpunimit dhe asistencës teknike të diskutuara pritet të finalizohen në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i BQK-së”, vijon njoftimi.

Po ashtu, shefi i ri i Zyrës Regjionale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa ka premtuar se ky institucion do të vazhdoj ta mbështes vendin tonë.

“Sosa ka siguruar nga ana e FMN-së vazhdimin e mbështetjes në realizimin e projekteve të planifikuara”, përfundon BQK-ja. /Telegrafi/