Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Parë për Politika Zhvillimore (DPL) për Politikën Fiskale, të Konkurrueshmërisë dhe të Rritjes së Gjelbër të Kosovës (DPL), e cila synon të rrisë efektivitetin e politikës fiskale, të forcojë klimën e investimeve dhe të vendosë themelet për rritje ekonomike më të gjelbër në Kosovë.
Në njoftimin për media thuhet se mbështetja financiare e miratuar për këtë DPL të parë është 90.3 milionë euro (ekuivalente me 100 milionë dollarë amerikanë), një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore.
Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë operacion është 12 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë 6-vjeçare, dhe është pa interes ose tarifa shërbimi.
Pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë një marrëveshje për financimin e projektit që nevojitet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës për të mundësuar që fondet e DPL të vihen në dispozicion për disbursim për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
“Operacioni i ri është pjesë e një serie programore prej dy pjesëve që kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës, mirëqenie më të mirë dhe mjedis më të pastër për popullin e Kosovës, duke mbështetur përpjekjet e vendit për të trajtuar disa nga pengesat strukturore afatgjate që pengojnë një rritje më të lartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme ekonomike”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Në njoftim më tej thuhet se progresi i vazhdueshëm ekonomik që nga pavarësia në 2008, i nxitur nga ambicia për t’u integruar në ekonominë evropiane, i mundësoi Kosovës të kalojë në vitin 2018 në statusin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
“Megjithatë, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, vendi duhet të kalojë në një model rritjeje më konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, që mbështet rritjen e firmave dhe që nxitet nga produktiviteti më i lartë. Krizat e fundit riafirmuan urgjencën për reforma strukturore për të rritur efektivitetin e politikës fiskale për të zbutur pastaj ndikimin e krizave”, thuhet më tej.
DPL mbështet një program reformash që forcon mobilizimin e të ardhurave të brendshme, përmirëson menaxhimin e financave publike, si dhe klimën e investimeve nëpërmjet përmirësimit të sistemeve të lehtësimit të tregtisë dhe kuadrit ligjor për administrimin e tokës. Kredia gjithashtu mbështet masat që synojnë rritjen e mbrojtjes për konsumatorët e cenueshëm në sektorin e energjisë elektrike, duke forcuar njëkohësisht kornizën për prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke përmirësuar performancën e energjisë, dhe duke reduktuar përdorimin e qeseve të lehta plastike transportuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur