LAJMI I FUNDIT:

Banjat termale nuk mund të punojnë me Fondin Shëndetësor të Maqedonisë

Banjat termale nuk mund të punojnë me Fondin Shëndetësor të Maqedonisë

Banjat termale që ofrojnë shërbime shëndetësore për shkak të ligjit aktual ndaj kujdesit shëndetësor nuk mund të punojnë me Fondin Shëndetësor, gjë që dëmton qytetarët. Nga Oda ekonomike kërkojë ndryshim të dy neneve në ligj, që t’u lejohet të funksionojnë, si organizatë shëndetësore. Në fillim të vitit, ata lidhën një aneks-marrëveshje gjashtëmujore që u mundësonte të punonin me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, edhe atë për mjekimin e vazhduar spitalor, dhe kujdes shëndetësor specialistik konsultativ. Ata kërkojnë një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filiçe.

“Përfaqësuesit e banjave theksojnë se në punën e tyre, për shkak se dominojnë të ardhurat nga shërbimet shëndetësore, është e një rëndësie të veçantë të kapërcehet ky problem për personat e siguruar dhe pacientët që i përdorin shërbimet e tyre, sepse ekziston rreziku i bllokimit të procesit të përdorimit të mjekimit të vazhduar spitalor”, deklaroi Daniela Mihajlovska Vasilevska – Oda Ekonomike e Maqedonisë


Në vitin 2017, gjithsej 2,500 persona të siguruar e përdorën të drejtën për mjekim të vazhduar spitalor, me një qëndrim prej 15 ditësh, dhe mbi 14,000 persona të siguruar përdorën kujdes shëndetësor konsultativ specialist. Hapi i ardhshëm, siç njoftohet nga Oda, është të rregullojnë banjat natyrore si qendra turistike si dhe spa qendra në Ligjin për Turizëm.

“Ne gjithashtu kemi pasur një kërkesë për të rregulluar statusin e tyre dhe në Ligjin për Turizëm dhe Ligjin për aktivitete hotelierike, por kjo ende nuk është bërë. Kështu që nëse duan të pranojnë turistë, do të duhet një pjesë të objektit ta përcaktojnë ekskluzivisht si objekt për qëllime turistike”, shtoi Daniela Mihajlovska Vasilevska – Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Katër banjat që sot i paraqitën kërkesat e tyre kanë një kapacitet total prej 1,040 shtretërish ose 458 dhomash. Në 11 muaj të vitit të kaluar ata realizuan 101,000 prenotime, si dhe 12,562 prenotime turistike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori