LAJMI I FUNDIT:

Banesa të mençura në Prishtinë!?

Banesa të mençura në Prishtinë!?

Qytetarë të shumtë kanë filluar të ankohen për cilësinë e ndërtimeve të reja në Prishtinë deri sa tjerë janë të kënaqur me ndërtimet e reja. Në përgjithësi, të pakta janë ndërtimet e mençura dhe ekologjike e që shpenzimet mujore i kanë minimale.

Ndërtimi i cilësisë së dobët, muret që nuk akumulojnë nxehtësi, mungesa e termoizolimit adekuat si dhe faturat e larta të energjisë elektrike, e kanë bërë dimrin e papërballueshëm për E.K., banor në njërën nga banesat e sapondërtuara në Rr. Bajram Kelmendi në Prishtinë.

“Nuk dimë nëse jemi të përfshirë në projektet e zgjerimit të Termokos për ngrohje qendrore por mundësitë aktuale për ngrohje përmes rrymës janë shumë të kushtueshme andaj edhe jam detyruar të shpërngulem përkohësisht tek prindërit.”, deklaron E.K., rreth të tridhjetave, banor i Prishtinës.
banesa2
Kohëve të fundit, shumë banorë janë ankuar për mungesë së cilësisë dhe kushteve për jetesë normale në ndërtime të reja andaj edhe çmimi i banesave të ndërtuara shumë kohë më parë vazhdon të jetë i lartë, krahasuar me ndërtimet e reja.

Rezidenca Gjermane në lagjen Mati 1 si duket ka zgjidhur problemin e termoizolimit duke përdorë izolim modern për ndërtesën në Prishtinë.

“Ne kemi përdorë fasadë të varur me termoizolim 10 cm, prodhim nga kompania Fundermax në Austri. Lloje të tilla të fasadave janë ndër më të mirat për termoizolim dhe janë në grupin e fasadave të ‘mencura’ dhe ‘ekologjike’ dhe bëjnë kursimin e energjisë elektrike.”, tregon Kushtrim Shala bashkëpronar i Rezidencës Gjermane në Prishtinë.
banesa3
Kushtrimi më tej tregon edhe se një rol të veçantë në kursimin e energjisë elektrike luajnë edhe dritaret, dyert, roletat automatike, xhamat e përdorur si dhe parketi.

“Pas një hulumtimi bashkë me Christian Hammeke, pronarin tjetër të Rezidencës Gjermane, ne kemi vendosur që dritaret në Rezidencën Gjermane t’i ofrojmë me roleta automatike deri sa profilat janë PVC KBE5 dhe xhamat janë termopan 4+16+4. Të gjitha këto janë të certifikuara ndërkombëtarisht dhe janë më të mirat në treg.”, thekson tutje Kushtrimi.

Ndërtime të tilla, si ai i Rezidencës Gjermane, vlerësohen si ndërtime të mencura, ekologjike dhe të avansuara në kursimin e energjisë elektrike dhe me kosto minimale të shpenzimeve mujore. Kjo ndihmon edhe në gjendjen e energjisë elektrike në vend, marrë parasysh mungesën e saj në Kosovë.