LAJMI I FUNDIT:

Banesa përfshihet në flakë, çifti humb jetën, shpëtojnë 4 fëmijët dhe gjyshi

Banesa përfshihet në flakë, çifti humb jetën, shpëtojnë 4 fëmijët dhe gjyshi

Një çift bashkëshortësh rreth 35 dhe 46 vjeç, kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, si pasojë e zjarrit në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:45, në banesën e shtetasit Petrit Ndoj, 40 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen së bashku me gruan e tij, shtetasen Dava Ndoj, 35 vjeçe.

Ndërsa katër fëmijët e tyre, të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta. Ata kanë mundur që t’i shpëtojnë vdekjes sepse janë hedhur nga dritarja.


Mësohet se në katin e parë të banesës ka qenë edhe gjyshi i katër fëmijëve dhe ai ka mundur që të dalë në kohë nga banesa e përfshirë nga flakët. Gjendja e fëmijëve dhe të moshuarit është e mirë. “Fëmijët dhe gjyshi i tyre kanë mundur të shpëtojnë pa pësuar djegie nga zjarri. Fëmijët janë të tronditur nga ana psikologjike, por nuk kanë pësuar asfiksi apo lëndime të tjera”,thanë burimet.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Burime për Top Channel raportojnë se paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.”Dyshojmë për një shkëndijë elektrike. Viktimat mund të kenë ndezur ndonjë pajisje elektrike në dhomë. Gjithsesi kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht sepse hetimet nuk kanë mbaruar”, shtuan burimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori