LAJMI I FUNDIT:

Bandat e organizuara në Kanada janë duke vjedhur makina Toyota me shumë lehtësi

Bandat e organizuara në Kanada janë duke vjedhur makina Toyota me shumë lehtësi

Pa iu nevojitur çelësi, ata po arrijnë ta vjedhin makinën

Në Ontario të Kanadasë, banda profesionale dhe të organizuara, janë duke vjedhur me shumë lehtësi makina Toyota të modeleve 4Runner, Highlander dhe Tacoma, ai dhe disa Lexus, transmeton Telegrafi.


Bazuar në raportin e CBC, sistemi kundër vjedhjes i këtyre makinave, nuk po funksionon në momentin e vjedhjes.

Gjatë tetë muajve të fundit, janë vjedhur mbi 100 vetura, që po dërgohen më pas për shitje në Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Pronarët e këtyre veturave e kanë hapur një llogari në Facebook, që t’i paralajmërojnë të tjerët, se hajnat nuk po kanë nevojë as për çelësa, që të hapin veturat.

Kjo për shkak se këto vetura, janë të krijuara që t’i përgjigjet sistemit të hapjes nëpërmjet radio valëve, nga një rreze e gjatë prej disa metrave.

Raportohet se hajnat po e shfrytëzojnë një pajisje që kushton 200 dollarë, e cila mund të ndërlidhet me sistemin e hapjes dhe të merr të dhënat, që mundëson më pas hapjen e veturës.

Mjafton që pajisja që shërben si çelës të jetë në shtëpinë e pronarit dhe me anë të këtij sistemi t’i vidhen të dhënat, që më pas mundësojnë hapjen dhe vjedhjen e veturës.

Autoritetet e sigurisë, janë në dijeni të këtyre vjedhjeve dhe nuk po mund të bëjnë asgjë për t’i parandaluar, ndërsa kërkojnë që të vendosen alarme shtesë dhe të bllokohen timon.

Të parkuarit në garazh dhe mos lënia e veturës përjashta, është gjithashtu propozim për siguri më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori