LAJMI I FUNDIT:

Banda sulmon burrin në rrugët e Birmingham-it, e godasin me shufra hekuri, çekan e hanxhar (Video, +18)

Banda sulmon burrin në rrugët e Birmingham-it, e godasin me shufra hekuri, çekan e hanxhar (Video, +18)

Një bandë ka sulmuar brutalisht një burrë të cilin e godasin vazhdimisht me hanxhar, çekan dhe shufra të hekurta, të cilin fillimisht e përplasin në tokë në mes të ditës në qytetin e Birminghamit në Angli.

Një banor i këtij qyteti e ka filmuar sulmin nga dritarja e shtëpisë së tij, ku dy prej anëtarëve të bandës nuk hezitonin ta godisnin me hanxhar viktimën që mundohej të mbrohej i shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.


Por dy kalimtarë të rastit patën guximin t’i kundërvihen bandës të cilët i detyruan të tërhiqen dhe ta lënë të qetë viktimën. Menjëherë ishin telefonuar policia, të cilët pas një ndjekje si në filma kanë arritur jo larg vendit të ngjarjes të arrestojnë dy prej tyre që kishin me vete hanxhar, çekan dhe shufër hekuri.

Krimi në rrugët e Birminghamit është rritur dukshëm gjatë këtij viti dhe po konsiderohet më i larti në tetë vitet e fundit. Ndërkaq policia ka njoftuar se të arrestuar janë të moshës 20 dhe 28-vjeç. Bëhet fjalë për Aston Lane dhe Perry Bar që u akuzuan për posedim ilegal të armëve. /Telegrafi/