ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Janë ekspertizat e Byros Federale të Hetimeve të SHBA dhe ato të Policisë Shkencore të Romës, që po dëshmojnë lidhjen e tre të akuzuarve për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Në to, sipas prokurorit Bekim Kodraliu, u trajtuan mostrat e baltës dhe të dheut të marra nga çizmet e të akuzuarit Jovan Viçentijeviqit dhe ato janë krahasuar me mostrat e dheut të siguruar në vendin e ngjarjes por edhe të tri vendeve të tjera të ndryshme, me qëllim që të vërtetohet saktësia e baltës.
Kjo, derisa u trajtua edhe ADN-ja e gjetur në fitilin ndezës të eksplozivit.


Kështu u bë me dije në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të enjten.

“Ndër provat që do të prezantohen para jush, që konsiderojmë se kanë një rëndësi të veçantë të besueshmërisë, është edhe raporti i ekspertizës i mostrave të dheut të realizuara nga laboratorët federalë të shteteve të bashkuara të Amerikës. Ekspertët e FBI-së kanë analizuar mostrat e baltës dhe të dheut të marra nga çizmet e të pandehurit Jovan Vićentijević dhe ato mostra i kanë krahasuar me mostrat e dheut të siguruara në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në tre vende të tjera të ndryshme me qëllim që të vërtetohet saktësia e baltës së gjetur në çizmet e të pandehurit. Konkluzioni i ekspertëve të FBI-së ka konstatuar se mostrat e çizmeve të të pandehurit për dallim nga tre vendet e tjera, nuk paraqesin dallime për nga ngjyra, struktura, përbërja minerale dhe karakteristika të tjera fizike të dheut të marrë në vendin e ngjarjes me dheun dhe baltën që është gjetur në çizmet e të pandehurit. E që do të vërtetohet para jush se pandehurit kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist”, tha ai, raporton KosovaPress.

Tutje, Kodraliu tha se kjo gjendje do të vërtetohet edhe nga raportet e ekzaminimit të pajisjeve elektronike, komunikimet mes personave të ndryshëm dhe të akuzuarve, fotografimi dhe incizimi i objekteve të KFOR-it në brendësi të tij, fotografimi i Njësisë Speciale të Kosovës por edhe bazuar në video-incizime të Viçentijeviqit më uniforma ushtarake serbe.

“Kjo gjendje do të vërtetohet edhe nga raportet e ekzaminimit të pajisjeve elektronike, komunikimet në mes personave të ndryshëm dhe të pandehurve, fotografimi dhe incizimi i objekteve të KFOR-it në brendësi të tij, fotografimi i bazës së njësisë speciale të Policisë së Kosovës në Jasenovik, fotografimi dhe video incizimi i pjesëtarëve të KFOR-it amerikan, si dhe video incizime e fotografi të të pandehurit Viçentijeviq me uniforma ushtarake serbe dhe pajisje luftarake e pjesëmarrja në ushtrimet e tyre në poligonin që e potencuam më herët. Të gjitha këto dokumentojnë se të pandehurit kanë ndërmarrë veprime inkriminuese. Gjatë ekzaminimit të pajisjeve elektronike të të pandehurit, janë gjetur dokumente konfidenciale të KFOR-it prej rreth 66 faqesh me nivel të klasifikimit 'Konfidencial'. Është gjetur edhe kartela identifikuese e tij që e konfirmon se i njëjti ishte pjesëtar i shërbimit inteligjent ushtarak serb”, tha ai, raporton KosovaPress.

Për Kodraliun, fajtor për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit është pikërisht Viçentijeviqi, pasi tha se raporti i shërbimit të policisë shkencore në Romë ka treguar se gjurmët e ADN-së së serbit janë gjetur në fitilin ndezës të eksplozivit në vendin e ngjarjes.

Raporti i shërbimit të policisë shkencore në Romë, respektivisht ekzaminimi biologjik i mostrave të ADN-së, do të vërtetojë pa asnjë mëdyshje se i pandehuri Jovan Vićentijević ka kryer sulmin terrorist, ngase në fitilin ndezës të eksplozivit të gjetur dhe i marrë në vendin e ngjarjes, është vërtetuar shkencërisht se në atë fitil janë gjetur gjurmët e ADN-së së të pandehurit Jovan Vićentijević