LAJMI I FUNDIT:

Balotelli, nga një i ‘zhdukur’ tek kapiten i Italisë!

Balotelli, nga një i ‘zhdukur’ tek kapiten i Italisë!
Mario Balotelli (Getty Images)

Mario Balotelli pritet ta marrë shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Italisë.

Mund të duket paradoksale për mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, por nëse zbatohen me përpikëri rregullat, atëherë Balotelli do të jetë kapiteni i ri i Kombëtares së Italisë.

Në mungesë të Gianluigi Buffonit dhe Daniele De Rossit, lideri i ri i kaltër mbetet Leonardo Bonucci, por meqë mbrojtësi i Milanit me siguri nuk do t’i luajë të plota takimet e programuara para Botërorit, shiriti do t’i kalojë SuperMarios.


Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Italisë
Lexo po ashtu Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Italisë

Tek Italia kapiteni i skuadrës zgjidhet në bazë të numrit të ndeshjeve (këtë praktikë ka ndjekur edhe Christian Panucci te kuqezinjtë) dhe hierarkisë, ndaj pas Bonuccit radha i vjen Balotellit, përcjell Supersport.

Balotelli me fanellën e Italisë (Getty Images)

Roberto Mancini e riktheu në përfaqësuese, duke i rezervuar edhe një surprizë të këndshme, që do ta motivonte për të dhënë maksimumin dhe shmangur sjelljet e papërshtatshme, që e kanë penalizuar shumë në karrierën e tij.

Mancini zbulon listën e parë si trajner i Italisë për tri miqësore luksi - kthehet Balotelli, mungon De Rossi
Lexo po ashtu Mancini zbulon listën e parë si trajner i Italisë për tri miqësore luksi - kthehet Balotelli, mungon De Rossi

Pra, në një nga tri miqësoret e para të epokës “Mancini”, kundër Arabisë Saudite, Holandës dhe Francës, nuk do të jetë çudi nëse shohim Balotellin me statusin e kapitenit.

Sulmuesi i Nice, i cili ka luajtur në 33 ndeshje me Italinë, është zyrtarisht zëvendës-kapiten bashkë me Mattia De Sciglion (është 2 vjet më i vogël se Balo), diçka e pabesueshme kur mendon se vjen pas përjashtimit katërvjeçar nga përfaqësuesja.

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori