LAJMI I FUNDIT:

Balotelli drejt largimit nga Evropa, kërkohet nga tri skuadra braziliane

Balotelli drejt largimit nga Evropa, kërkohet nga tri skuadra braziliane
Mario Balotelli . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Mario Balotelli u rikthye në qytetin e lindjes Brescia, për të veshur fanellën bardhekaltër, por pa sukses.

Sulmuesi italian ka realizuar pesë gola në Serie A, por Brescia e tij mbetet e fundit në tabelë dhe me gjasa të vogla të mbijetojë në elitën e futbollit italian.

Super Mario ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga klubi aktual dhe e ardhmja e tij duket larg Evropës.


29-vjeçari ka tri oferta të rëndësishme nga Brazili, me skuadrat e mëdha si Flamengo, Vasco de Gama dhe Botafogo që duan shërbimet e tij.

Mario Balotelli. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ish-sulmuesi i Liverpool, Milan, Inter e Manchester City ka thënë javë më parë se do t’i pëlqente të luante në kampionatin brazilian.

Gjithsesi reprezentuesi italian ka një ofertë tejet të mirë edhe nga Evropa, pasi po kërkohet nga gjiganti turk Galatasaray.

I sigurt është vetëm largimi i tij nga Brescia, por jo edhe e ardhmja e sulmuesit i cili do të nënshkruajë me atë skuadër që i ofron pagë prej katër milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Drejtuesit e Milanit dhe Ibrahimovici të acaruar me trajnerin Conceicao

Drejtuesit e Milanit dhe Ibrahimovici të acaruar me trajnerin Conceicao

Serie A
Vinicius Jr i komunikon tri kushte Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr i komunikon tri kushte Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
“Salah është lojtari më i mirë në historinë e Ligës Premier

“Salah është lojtari më i mirë në historinë e Ligës Premier", ish-ylli i Arsenalit dhe Chelseat vlerëson lart egjiptianin

Premier League
Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave

Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave

Premier League
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Di Maria i përgjigjet Ronaldos dhe i tregon pse nuk është lojtari më i mirë në botë

Di Maria i përgjigjet Ronaldos dhe i tregon pse nuk është lojtari më i mirë në botë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori