LAJMI I FUNDIT:

Balotelli dhe Quaresma në shitje, Fabregas drejt Interit?

Balotelli dhe Quaresma në shitje, Fabregas drejt Interit?

Interi pritet të shesë një numër lojtarësh në mënyrë që të mbledhë sa më shumë fonde për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas.

Sipas Tuttosport, i pari që do të largohet është Ricardo Quaresma për të cilin interesim ka treguar Sportingu i Lisbonës që ka ofruar 10 milionë euro.

Sulmuesi tjetër, Mario Balotelli, nuk i ka punët mirë me Jose Mourinhon dhe një largim i tij është shumë i mundshëm. Balotelli pritet të shitet për një shumë prej afro 30 milionë euro, ose të përfshihet si pjesë e shkëmbimit të Cesc Fabregasit.

Kur jemi te Fabregasi, Massimo Moratti dëshiron që me çdo kusht ta sjellë atë në Meazza dhe për këtë pritet të bëjë një numër lehtësimesh. Përkundër spekulimeve, Fabregas i ka qëndruar besnik skuadrës londineze. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Premier League
Kalo në kategori