LAJMI I FUNDIT:

Balotazhi për Prishtinën: Selim Pacolli negocion me LDK-në

Balotazhi për Prishtinën: Selim Pacolli negocion me LDK-në

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka folur për takimet për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë të cilat garojnë në Prishtinë.

Pacolli tha se personalisht nuk ka bërë ende asnjë takim.

‘‘Unë personalisht ende asnjë takim nuk e kam bërë me asnjërën parti. Iniciativa ka për takime, mirëpo zyrtarisht ende nuk jemi ulur në tavolinë me biseduar me asnjërën prej partive”, tha Pacolli, raportojnë mediat.

Ndërsa Pacolli zbuloi se sot ose nesër do të ndodhë edhe takimi i parë me njërën nga partitë.

”Besoj që sonte ose nesër do të takohemi dhe do të shohim mundësitë çka të bëjmë” tha ai.

Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës zbuloi se një takim që do të mund të çonte deri te një marrëveshje koalicioni në garën për Prishtinën do të mbahet fillimisht me LDK-në, sonte ose nesër.

”Me LDK-në do të takohemi më së pari.”, pohoi Pacolli.

Deri më tani ai shtoi se kanë pasur takime me të dy partitë, por kanë qenë miqësore dhe nuk është diskutuar për çështjen programore.

”Ne kemi biseda më shumë miqësore, por jo që të ulemi dhe të diskutojmë çështjen programore”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori