LAJMI I FUNDIT:

Balluku: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë edhe pse kostot nga importi pritet të dyfishohen

Balluku: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë edhe pse kostot nga importi pritet të dyfishohen

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehu sot se kriza energjetike nuk ka nisur me luftën në Ukrainë, por ka kohë që është e pranishme në vend.

Ajo ka shtuar se qeveria ka marrë masa për të mirë menaxhuar kaskadën e Drinit, për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë së importuar.


Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin, Edi Rama mbi ndikimin e luftës në Ukrainës në çmimet e energjisë dhe naftës, Balluku theksoi se, “në tre muaj e parë të këtij viti ne kemi blerë energjie edhe me 500 euro për MWh, ndërsa çmimi energjisë nga importi, rrezikon që të shkojë deri në 1,000 euro për MWh, nga 51 euro që paguhej një vit më parë”.

Kriza e çmimeve, Rama: Duhet të përgatitemi për çdo skenar
Lexo po ashtu Kriza e çmimeve, Rama: Duhet të përgatitemi për çdo skenar

“Qeveria do të vazhdojë që të mbrojë abonentin familjar. Pavarësisht se kostoja është rritur gati me dhjetë herë i energjisë, konsumatori vijon që ta marrë me të njëjtin çmim”, deklaroi Balluku.

Ministrja u shpreh se, qeveria vazhdon të mbrojë abonentin familjar dhe fashën e bizneseve të vogla.

“Çmimi i kostos së energjisë për konsumatorët është 28.4 lekë [0.2 euro] për kilowatt/orë, për muajin mars do të jetë 61 lekë [0.48 euro] për kilowatt/orë, por ndërkohë çmimi që do t’ju jepet abonentëve është ai i mëparshmi. Çmimi do të vazhdojë që të ruhet i njëjtë pavarësisht rritje së kostos”, tha Balluku.

Çmimi i energjisë në Shqipëri vazhdon të jetë 9.5 lekë [0.075 euro] për kilowatt/orë.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori