LAJMI I FUNDIT:

Ballkani po armatoset – kush dhe çfarë armësh ka blerë deri më tani

Ballkani po armatoset – kush dhe çfarë armësh ka blerë deri më tani

Në mesin e luftërave nëpër botë, pasigurisë gjithnjë e më të madhe dhe tensioneve në rritje në rajon, vendet e Ballkanit së fundmi kanë rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtje.

Në të gjitha vendet e rajonit, shpenzimet për mbrojtje janë në rritje nga viti në vit, ndërsa disa prej tyre kanë bërë hapa të rëndësishëm për të furnizuar ushtrinë.

Kush u armatos kohët e fundit dhe cilat janë disa nga blerjet më të rëndësishme, raporton Telegrafi.


Përveç raketave "Javelin", çfarë pajisje të tjera amerikane do të blejë Kosova?
Lexo po ashtu Përveç raketave "Javelin", çfarë pajisje të tjera amerikane do të blejë Kosova?

Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për blerjen e 264 raketat anti-tank Javelin. Kosova për armën e fuqishme amerikane ka ndarë 75 milionë euro.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes tashmë ka dorëzuar certifikatën e kërkuar duke njoftuar Kongresin amerikan për këtë shitje të mundshme.

Sipas Agjencisë, Kosova ka kërkuar të blejë 246 raketa “Javelin FGM-148F”.  Por, jo vetëm raketat, Ushtria e Kosovës do të marrë edhe pajisje të tjera dhe trajnime nga pakoja amerikane.

Arrijnë në Shqipëri helikopterët amerikanë Black Hawk, SHBA e quan historike
Lexo po ashtu Arrijnë në Shqipëri helikopterët amerikanë Black Hawk, SHBA e quan historike

Ndërkohë, Shqipëria ka blerë dy helikopterë të prodhimit amerikan Black Hawk UH-60. Me to synohet të rritet aftësia për evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi si dhe mbështetje logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Në vitin 2023, Kroacia pranoi një nga 12 aeroplanët luftarakë Rafale të prodhimit francez. Të gjithë aeroplanët do të arrijnë deri në vitin 2025. Rafale është aeroplan luftarak shumërolësh i gjeneratës 4.5+ me dy motorë.

Në fund të vitit të kaluar, Serbia mori 11 helikopterë luftarakë MI-35P të prodhimit rus, të blerë nga Qipro. Aktualisht shteti serb ka 60 helikopterë.

Serbia blen 11 helikopterë rusë
Lexo po ashtu Serbia blen 11 helikopterë rusë

Ndryshe, Bosnja-Hercgeovina, Mali i Zi dhe Sllovenia kanë paralajmëruar se do të ngritin kapacitetet e tyre ushtarake, në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Kalo në kategori