Në raportin e strategjisë së Zgjerimit të Komisioni Evropian që pritet të publikohet të martën në Strasburg, Brukseli ka për qëllim të përshpejtojë ndjeshëm proceset pranimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfshinë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën.
“Një integrimi i vendeve Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Bashkimit në nivel të politik, por edhe për sigurinë dhe ekonominë”, thuhet në dokumentin me titulluar ‘Një perspektivë e besueshme e zgjerimit për vendet e Ballkanit”, shkruan Die Welt, përcjell Telegrafi.
Serbia dhe Mali i Zi tashmë mund të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2025 nga pikëpamja e Komisionit Evropian. Fjalë për fjalë, dokumenti thekson se “me një vullnet të fortë politik, me zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura me fqinjët, vlerësohet se Mali i Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2025”.
Sipas mendimit të Komisionit Evropian, Ballkani Perëndimor aktualisht ka një mundësi historike për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe të parevokueshme të ardhmen e tij në BE.
Megjithatë, për ta bërë këtë, duhet të zbatohen një sërë reformash dhe përshpejtimi i tyre. “Në mënyrë që këto vende të përmbushin të gjitha kriteret e pranimit dhe forcojnë demokracinë e tyre, nevojiten reforma të gjera dhe bindëse në fusha kyçe si sundimi i ligjit, konkurrenca dhe bashkëpunimi rajonal”. Në veçanti, Komisioni gjithashtu bën thirrje për “një marrëveshje ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës”.
Sipas Die Welt, Komisioni Evropian po angazhohet për të zhvilluar dokumentin mbi pranimin e Ballkanit Perëndimor. “BE-ja do të rrisë ndjeshëm mbështetjen e saj për një proces transformimi në Ballkanin Perëndimor”, thotë dokumenti. Për këtë qëllim, Komisioni ka zhvilluar një ‘Plan Veprimi’ të detajuar me katër faqe për vendet. Plani përcakton udhëzime konkrete për të ndihmuar vendet të forcojnë sundimin e ligjit, të përmirësojnë zhvillimin socio-ekonomik dhe të rrisin përfshirjen e tyre në çështjet e refugjatëve dhe të sigurisë deri në fund të vitit 2020. Në mënyrë të veçantë, Brukseli u bën thirrje vendeve të “krijojnë qendra koordinuese kombëtare për kontrollet kufitare” ose të punojnë më ngushtë me ekspertë ligjorë nga vendet e BE-së.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian njoftoi masa konkrete për reformat brenda Bashkimit. Në vjeshtën e vitit 2018, për shembull, agjencia synon të paraqesë një komunikim në të cilin rekomandon që Shtetet Anëtare të BE-së të vendosin më fuqishëm me shumicë të cilësuar dhe jo me unanimitet. Në tetor të 2018-së, Komisioni gjithashtu dëshiron të paraqesë ‘një iniciativë’ për të forcuar sundimin e ligjit në BE. “BE-ja tani duhet të sigurojë që, nga pikëpamja institucionale, është e gatshme të mirëpresë shtetet e reja anëtare, pasi ta kenë bërë këtë kanë përmbushur kushtet e pranimit”, thuhet në dokument. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj kanë shpenzuar 629.738 MWh energji elektrike
Mariçiq: Deri në fund të muajit versioni përfundimtar i agjendës së reformës në KE
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre