LAJMI I FUNDIT:

“Ballkani i Hapur e kreu misionin” – deputetja e LVV-së kritikon Ramën: Kaq për largpamësinë e tij

“Ballkani i Hapur e kreu misionin” – deputetja e LVV-së kritikon Ramën: Kaq për largpamësinë e tij
Foto: Ilustrim

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij për “Ballkanin e Hapur”.

Së fundmi kryeministri shqiptar, ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, dhe se tash rruga kryesore është Procesi i Berlinit.


Deputetja Pacolli në një postim në Twitter ka cituar dy deklarata të kryeministrit Rama të dhënë në nëntor 2022 dhe korrik 2023, ku ka shkruar “kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për Kosovën”.

Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin, para kemi Procesin e Berlinit
Lexo po ashtu Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin, para kemi Procesin e Berlinit

Rama tha se Procesi i Berlinit është aksi kryesor.

“‘Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë.

Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Evropian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me Oso Kukën”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori