LAJMI I FUNDIT:

Balla akuza të forta Berishës: Ke lidhje personale me Putin, së shpejti publikojmë faktet

Balla akuza të forta Berishës: Ke lidhje personale me Putin, së shpejti publikojmë faktet

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha për lidhje personale me Vladimir Putin.

Në fjalën e tij, Balla tha se shumë shpejt do të bëhen publike këto fakte, duke thënë se Berisha ka hyrë në llogaritë dhe listëpagesat e Kremlinit. Në lidhje me financimin rus të PD, Balla tha se 600 mijë dollarët u morën me firmë të Bashës, por me urdhër të Berishës. Balla u shpreh se me porosinë e Berishës, “kryetari i delegacionit në 2011 ka votuar pro një rezolute që i ka bërë shqiptarët në sytë e evropianen vrasës dhe trafikantësh të organeve njerëzore”.


“Kemi pritur këto ditë Sali që të marrësh fjalën dhe të thuash dy fjalë për sulmin kibernetik. Sot ishte në fakt mundësia sepse po kalojmë një marrëveshje të aderimit të Shqipërisë në një konventë për krimin kibernetik. Nuk ke thënë asnjë fjalë. Natyrshëm, PD zyrtare ka bërë disa deklarime këtu dhe do ishte e udhës që ish presidenti, ish kryeministri të bënte një deklaratë, e dënoj sulmin kibernetik. Sot Irani është aleat me mikun tënd, Vladimir Vladimiroviç Putin”.

“Mbi ty Sali do të bëjmë publike fakte sesi lidhesh ti personalisht. Nuk është rastësi që vota jote në 2011 është dhënë pro një rezolutë të sponsorizuar nga Valdimir Vladimiroviç Putin. Të është tërhequr vëmendje nga aleatet që po planifikohet një baltë e madhe kundër Shqipërisë, kundër UCK dhe ti nuk ke reaguar. Me porosinë tënde kryetari i delegacionit ka votuar pro një rezolute që i ka bërë shqiptarët në sytë e evropianë vrasës dhe trafikantë të organeve njerëzore”.

“I ke bërë ti Sali dhe ti ke hyrë në llogaritë e Kremlinit dhe listëpagesat e Krimelinit. Ditët në vijim do të dalin faktet e kësaj liste që kulmoi përdorimin e firmës së Lulit, por me porosinë e Saliut për të ashtuquajturat 600 mijë dollarë. Unë po flas mbi bazën e disa dokumenteve që Saliu e di shumë mirë që ne i kemi”, tha Balla.

Kjo deklaratë e kreut të grupit parlamentar socialist, vjen dy ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi PD-ja dhe Vladimir Putin kanë qenë dhe janë në harmoni të plotë.

Berisha nuk i komentoi akuzat e Ballës për financimin, por i cilësoi si dokrra dhe nga Foltorja e Kuvendit bëri replikë duke bërë thirrje për protesta të fuqishme.

“Në doktrinë diktaturat janë teologjike dhe e tillë është ajo Iraniane. Unë kam dënuar me forcën më të madhe në këtë platformë dhe kudo, agresionin e saj ndaj Shqipërisë. Por në doktrinë diktaturat janë edhe ato narkotike. Unë kam dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjen e saj në sistemet digjitale të Shqipërisë dhe shkatërrimin e tyre. Në doktrinë regjimet njëpartiake janë diktatura dhe unë kam denoncuar me forcën më të madhe vendosjen e regjimit parti-shtet, parti e cila është e zier në drogë dhe krim. Tani nuk mund të harxhoj kohë më shumë me dokrrat që shtrove këtu, por unë do të them dy gjëra” .

“Nuk janë vetëm universitetet ato që janë në agoni. Biznesi i vogël është në agoni të vërtetë. Biznesi i mesëm është në arrati. Taksa që ju keni vendosur, 4-fishimi, 5-fishimi i energjisë. Taksa e re që keni parashikuar në 1 janar, 23% përbëjnë faktor shkatërrimtar për këtë biznes. Ndaj dhe e ftoj këtë biznes në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi dhe për përmbysjen e tij. Ftoj të gjitha profesionet e lira që njeriu i cili, firmos fap, fap, fap, e pam, pam, pam, mbush baulet me eurot e qytetarëve, kërkon t’i largojë. Të bashkohemi në protestën e fuqishme e cila do ta bëjë të harrojë ato që ka thënë. E përmendi dje vettingun, sot u betua që nuk e kam thënë kurrë. Provoje po deshe vettingun. Të sfidojnë ata të sfidojmë dhe ne”, tha Berisha./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori