LAJMI I FUNDIT:

Balija: Gjykata Komerciale, nënshkrimi elektronik dhe e drejta pronësore të jenë prioritet për zhvillimin e sektorit privat

Balija: Gjykata Komerciale, nënshkrimi elektronik dhe e drejta pronësore të jenë prioritet për zhvillimin e sektorit privat

Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka thënë se zhvillimi i sektorit privat, ku bënë pjesë edhe sektori bankar, është me rëndësi të veçantë për një progres ekonomik në Kosovë.

Sipas tij, nënshkrimi elektronik, Gjykata Komerciale dhe e drejta pronësore të jenë prioritet i Qeverisë dhe Kuvendit të ardhshëm për zhvillimin e sektorit privat.


“Prioritet i qeverisë dhe parlamentit në mandatin e ardhshëm duhet të jetë edhe Gjykata Komerciale e cila do të adresonte një nga mungesat thelbësore për zgjidhjen e kontesteve gjyqësore afariste. Sistemi aktual gjyqësor ka dëshmuar se nuk ka kapacitetet për të trajtuar kërkesat e sektorit privat për zgjidhjen e shpejtë të lëndëve komerciale andaj është shumë e nevojshme që këto raste të cilat kanë ngelur në sirtarët e gjykatave të trajtohen me prioritet nga një Gjykatë Komerciale. Vetëm nga sektorit bankar ekzistojnë mijëra lëndë të pa trajtuara në vlerë rreth 150 milion euro. Kjo Gjykatë do të rriste besimin edhe për investitorët e huaj të cilët vazhdimisht kanë potencuar problemin e sistemit gjyqësorë si dekurajuese për investimet e tyre”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bankave, përcjell Telegrafi.

Në fund, SHBK thotë se, “është me rëndësi që procesi i zgjedhjeve të përmbyllet shpejt dhe me sukses dhe që të konstituohet parlamenti dhe qeveria pa humbur kohë për të trajtuar këto prioritetet të cilat do të garantojnë më shumë punësim dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës”. /Telegrafi/