LAJMI I FUNDIT:

“Balena blu” rikthehet në Rusi? Adoleshenti sulmon me thikë profesorin dhe studentët – shtatë të lënduar (Video)

“Balena blu” rikthehet në Rusi? Adoleshenti sulmon me thikë profesorin dhe studentët – shtatë të lënduar (Video)

Një student i armatosur me një sëpatë thuhet se sulmoi një shkollë në qytetin siberian të Ulan Ude dhe përdori një koktej Molotov për të vendosur zjarrin në ndërtesë. Ky është sulmi i dytë i shkollës në Rusi në hapësirën e një jave.

Sipas autoriteteve të Republikës Buryatia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shtatë persona u plagosën, duke përfshirë edhe sulmuesin, lëndimet e të cilit u shkaktuan gjatë arrestimit të tij.


Një nga të plagosurit, një vajzë 13-vjeçare, është në koma, kanë njoftuar mediat lokale duke cituar hallën e viktimës.

Raportet fillestare në mediat lokale kanë thënë se një student sulmoi shkollën e mesme me një sëpatë dhe sulmoi një mësues dhe së paku tre studentë. Ai ka këputur një nga gishtat e njërës prej viktimave, sipas disa raporteve.

Sipas një raporti të sulmit, citojnë mediat e  huaja, përcjell Telegrafi, studenti, i identifikuar si ‘Anton’, hyri në shkollën e armatosur me një sëpatë dhe një koktej Molotov.

Ai pastaj hyri në një nga klasat ku ishte duke u zhvilluar mësimi i gjuhës dhe letërsisë ruse.

Sulmuesi hapi derën dhe hodhi bombën e benzinës brenda, duke filluar një zjarr dhe duke shkaktuar panik.

Mësuesi pastaj u përpoq t’i mbronte fëmijët në klasë dhe u përball me sulmuesin, i cili e goditi me sëpatë para se të sulmonte studentët.

Zyra rajonale e ministrisë së emergjencave konfirmoi se kishte pasur një zjarr në shkollë, por tha se flaka u shua shpejt. Nuk ka raporte të konfirmuara të lëndimeve që lidhen me flakët.

Kryerësi më parë i kishte treguar një nxënëseje rreth planeve të tij nëpërmjet Viber. “Djali i tha asaj [vajzës] të mos shkonte në shkollë, sepse ‘do të ketë një masakër'”, ka shtuar një grua.

Një rast penal është hapur ndaj sulmuesit për akuzat për vrasje në tentativë. Hetuesit lokal gjithashtu do të shqyrtojnë nëse stafi i shkollës ka bërë mjaft për të parandaluar sulmin. Shkolla nuk ishte e ruajtur nga ndonjë kompani private e sigurisë.

Sergej Menyaylo, një i dërguar i presidencës nga Qarku Federal i Siberisë, ka thënë se adoleshenti ishte një anëtar i një grupi të mbyllur në një rrjet social.

Menyaylo e krahasoi incidentin e Ulan-Ude me ‘vetëvrasjen e mediave sociale’ të quajtur ‘Balena Blu’, pasi siç thonë raportet, adoleshenti u përpoq të vriste veten pas sulmit.

Loja shqetësuese angazhonte adoleshentët e pambrojtur në internet dhe i manipuloi ata në përfundimin e disa veprimeve gjatë disa ditëve.

Sfidat e shpërndara nga “kuratori” i lojës përfshinin forma të ndryshme të sjelljes anti-shoqërore dhe vetë-dëmtimit që thuhet përfundonte duke kërkuar që lojtari t’i merrte jetën vetes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori