LAJMI I FUNDIT:

Bakteri gati i “hëngri” krahun, i burgosuri ngre padi – kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim (Foto)

Bakteri gati i “hëngri” krahun, i burgosuri ngre padi – kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim (Foto)

Një i burgosur i Teksasit ka hedhur në gjyq sistemin e burgjeve të shtetit për dështimin për ta çuar atë në spital për t’u trajtuar për një bakter që gati i “hëngri” krahun.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Harold Millican, 37 vjeç, pretendon në një padi të paraqitur më parë këtë muaj se zyrtarët e burgut refuzuan ta çonin në spital, sepse njësia në burgun e shtetit Gist kishte shumë mungesë të stafit.


E gjitha filloi kur Milican, i cili u dënua me gjashtë muaj burg për një dënim të drogës në vitin 2016, ra dhe lëndoi krahun e tij ndërsa ishte në një detyrë.

Avokati i tij, Allie Booker, tha për lajmin se plagosja nuk u shërua siç duhet dhe në krahun e tij u zhvillua një infeksion rezistent ndaj meticillinës.

Millikan u dërgua fillimisht në spitalin e burgut, por ai pretendon se kurrë nuk është dërguar në një spital të vërtetë.

Plaga vazhdoi të hante lëkurën e tij për rreth një javë derisa ai më në fund u dërgua në spital.

Sipas padisë, Millican iu nënshtrua operacioneve të shumta që mund të ishin parandaluar nëse ai do të ishte dërguar më herët.

Në padi kërkohet të paktën 200,000 dollarë dëmshpërblim, pasi infeksioni la Millikanin të shpërfytyruar dhe ‘të hendikepuar përgjithmonë’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori