LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Qeveria u vonua gjashtë muaj për krizën energjetike

Bajrami: Qeveria u vonua gjashtë muaj për krizën energjetike

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami kritikon Qeverinë për krizën energjetike në vend.

Bajrami në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Qeveria është vonuar në lidhje me krizën energjetike.


“Paralajmërimet për krizë janë bërë qysh në muajin korrik të vitit të kaluar. Qeveria u vonua gjashtë muaj. Po të kontraktonte qeveria rrymën siç kanë bërë shumë shtete evropiane, gjendja do të ishte më e mirë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë masa rreth tre muaj para nesh dhe sot e kanë më të mirë gjendjen energjetike”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e LDK-së thotë se Qeveria ka luajtur rolin e spektatorit sa i përket krizës energjetike.

Bajrami thotë se edhe subvencionimi do të bëhet në mënyrë shumë diskriminuese.

“Shtresa e mesme po goditet më së shumti, pasi nga 7 cent ata do të paguajnë 14 cent për kwh”.

Deputetja opozitare thotë se qytetarëve duhet t’iu jepet kohë sa i përket ngritjes së çmimeve.

Ajo thotë se konsumatorët kanë nevojë të riorganizojnë mjetet e tyre të ngrohjes dhe kjo kërkon kohë.

Bajrami thotë se nëse duhet të ngrihet çmimi i rrymës, ai do të duhej bërë në pranverë.

“Ne si LDK do të propozojmë heqjen e TVSH-së për energji elektrike, që sadopak do ta lehtësonte barrën e qytetarëve”, deklaroi Bajrami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori