LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Procesi i akreditimit është bllokuar për të favorizuar kolegjet private

Bajrami: Procesi i akreditimit është bllokuar për të favorizuar kolegjet private

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë se po zvarritin procesin e akreditimit të programeve të universiteteve publike për të favorizuar kolegjet private.

Hykmeti që ka qenë edhe ministre e Arsimit, tha se me këtë zvarritje të vendimmarrjes në KSHC po paralizohen universitetet publike, derisa tha se kolegjet private po prezantojnë regjistrimet e studentëve çdo ditë.


“Kjo zvarritje e qëllimshme e vendimmarrjes në KSHC i ka paralizuar universitetet publike të cilat nuk po mund të regjistrojnë studentë, ndërsa kolegjet private po prezantojnë në rrjetet e tyre sociale regjistrimet e studentëve çdo ditë. KSHC dhe të dërguarit tuaj në këtë këshill qëllimisht e kanë bllokuar vendimmarrjen në këtë institucion vital të shtetit për të favorizuar kolegjet private në kurriz të universiteteve publike. Kjo jo vetëm që është e paligjshme por është edhe veprim tepër i dëmshëm sepse prish bilancet në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë dhe bie ndesh me standardet dhe udhëzimet evropiane”, tha Bajrami.

Ajo tha se nëse KSHC ndërhynë në raportet e ekspertëve ndërkombëtar, kjo do të jetë edhe një goditje e rëndë për mosanëtarësimin në ENQA dhe EQAR.

Bajrami tha se pas 20 viteve në Kosovë në universitetet publike nuk ka afat të regjistrimit në muajin korrik, e që u shpreh se po të ishte LVV në opozitë, do të kishte thënë që kjo është korrupsion dhe favorizim i privatëve, e në bazë të kësaj pyeti se ku është interesi i qytetarëve.

Asaj i ka reaguar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila u shpreh se detyra e saj si ministre ka përfunduar në momentin kur Këshilli është ratifikuar në Kuvend.

Nagavci tha se llogaridhënie dhe përgjigje, deputetët mund të ftojnë në raportin anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, derisa përmendi se janë mbi 240 programe të cilat presin për akreditim.
“Është një institucion i pavarur dhe detyra ime si ministre e Arsimit ka përfunduar në momentin që këshilli është ratifikuar në Kuvend. Unë do të kërkojë përgjegjësi edhe do të kërkojë që ky këshill të kryej detyrat dhe përgjegjësitë e saj, me kaq përfundon mandati im. Ndërkaq, për llogaridhënie dhe përgjigje Këshilli i përgjigjet Kuvendit, pra ju si deputete mund të ftoni pastaj në raportim apo të interesoheni që përkundër që nuk keni votuar dhe nuk keni qenë t interesuar që Këshillin ta bëni funksional të paktën tani të interesoheni që ata të kryejnë detyrat e tyre. Por, po e përsëris edhe një herë janë më shumë se 240 programe të cilat presin për akreditim dhe janë raportet të cilat duhet të shqyrtohen, e unë edhe nga këtu bëjë thirrje edhe për Këshillin edhe për Agjencinë që t’i kryejnë me përgjegjësi dhe kompetencë detyrë e tyre”, tha ajo./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori