LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Marrëveshja e Rambujesë parashihte edhe mundësinë e kthimit të policisë serbe në Kosovë (Video)

Bajrami: Marrëveshja e Rambujesë parashihte edhe mundësinë e kthimit të policisë serbe në Kosovë (Video)

Profesori Arsim Bajrami, si njëri ndër pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë, ka thënë se refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen i konvenoi Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së.

Bajrami në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se njëri ndër qëllimet e “Rambujesë” ishte që shqiptarët në çdo variantë të nënshkruanin, edhe pse dukumenti parashihte autonomi substanciale dhe jo pavarësi.


“Qëllimi tjetër strategjik ishte që të legjitimoheshin bombardimet e NATO-s. Qëllimi i tretë ishte që nëse Serbia refuzon kompromisin, Kosova do të çlirohej”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pjesëmarrësi inë Konferencën e Rambujesë thotë NATO-ja synoi një partneritet të heshtur me UÇK-në.

Bajrami thotë se nëse Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, Kosova do të kthehej në statusin e vitit 1974, me një autonomi të zgjeruar.

“Marrëveshja nuk ishte perfekte. Përmbante një autonomi substnaciale për Kosovën. Kishte zgjidhje krejtësisht të papranueshme, sepse parashihte edhe mundësinë e kthimit të një pjese të policisë serbe me kërkesën e komandantit të NATO-s”.

Ish deputeti i PDK-së thotë se me insistimin e Hashim Thaçit u arritën disa përmirësime, pasi më pas parashihej që pas tre vitesh do të thirrej një konferencë tjetër, që do të merrte parasysh referendumin./Telegrafi/