LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kosova keq me sigurimin e lejeve mjedisore

Bajrami: Kosova keq me sigurimin e lejeve mjedisore

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht “Task Forca për Reformat e të bërit biznes”, sot organizuan takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me raportin e bankës për të bërit biznes.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në fjalën e tij në këtë takim tha se përmirësimi i mjedisit afarist është prioritet i Qeverisë, dhe për këtë është ngritur Task Forca për reformat e të bërit biznes, ku janë shënuar disa përparime në mjedisin afarist.


Sipas tij, të gjitha sfidat duhet të adresohen Task Forcë duke eliminuar barrierat at biznesore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se edhe pse Kosova ka shënuar progres në raportin e të bërit biznes, vendi ynë nuk qëndron mirë në indikatorin për sigurimin e lejeve mjedisore. Për këtë dikaster është përgjegjëse ministria e Planifikimit Hapësinor, për të cilin indikator zëvendësministri i kësaj ministrie, Mendim Rugova, tha se sigurimi i lejeve mjedisore për biznese ka shënuar regres. Ishte ministrja Bajrami që më pas kërkoi nga MMPH që të rrisin volumin e punës në këtë çështje me rëndësi.

Ajo përmendi edhe mungesën e energjisë elektrike si mjaftë problematike, e cila gjë është shënuar edhe si e gjetur në raportin e të bërit biznes, i publikuar muaj më parë. /Telegrafi/