LAJMI I FUNDIT:

Bajrami flet për ekzekutimin e pagës 170 euro nga Pakoja Emergjente Fiskale

Bajrami flet për ekzekutimin e pagës 170 euro nga Pakoja Emergjente Fiskale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se tashmë kanë marrë një ftesë se nesër prej orës 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit 2020 në lexim të dytë.

Ajo tha se pas publikimit në Gazetën Zyrtare, mund të fillojë ekzekutimi i masave nga Pako Emergjente Fiskale.


Afati i publikimit është tetë ditë pune. Kështu që edhe në këtë javë nuk pritet të ketë zbatim të masave ose paga 170 euro për punëtorët.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 13 korrik në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Pas miratimit të Projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore. /Telegrafi/