Bajram Rexhepi, simpatia që u kthye në antipati
Emri i Bajram Rexhepit u shfaq në jetën politike, në një periudhë mjaft delikate dhe të brishtë në skenën politike të Kosovës. Antagonizmat e pasluftës në mes të rrymës pacifiste të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe krahut të luftës të udhëhequr nga Hashim Thaçi, ishin në pikën ekstreme të saj. Në atë periudhë, pra në vitin 2001, LDK në zgjedhjet e përgjithshme kishte fituar mbi 58 për qind të votave, megjithatë për hir të stabilitetit të vendit u detyrua të bëjë koalicion të gjerë edhe me PDK. Emri i Thaçit për kryeministër ishte i papranueshëm për Rugovën dhe ky i fundit thuhet se propozoi Bajram Rexhepin për postin e kryeministrit.
Bajrami shihej si urë lidhëse në mes të dy krahëve politikë, ndërsa qëndrimet tij liberalo-evropiane bën që simpatia për të të tejkalonte limitet partiake. Kjo simpati nuk u zbeh as pas përfundimit të mandate të tij si kryeministër dhe kjo ndikoi që ai të fitonte votat elektorale për një mandat si kryetar i komunës së Mitrovicës. Gjatë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar i Mitrovicës, ndonëse nuk u shqua për efikasitet të punës për të mbetur në nivelin e mediokritetit, megjithatë nuk pati ndonjë skandal të nivelit korruptiv, së paku jo zyrtarisht. Deri këtu mirë i eci puna dhe simpatia ndaj tij nuk u shqua shumë për rënie. Pra, Bajrami po vazhdonte të gëzonte simpati nga qytetarët e Kosovës.
Bajram Rexhepi u bë ministër i Punëve të Brendshme, e këtu edhe filluan të zezat për qytetarët e Kosovës, me që rast edhe simpatia ndaj tij po venitej çdo ditë e më tepër. Ky më nuk ishte ai Bajrami i prototipit të moderuar, evropian, tolerant e antikorrptiv. Bajrami shfaqi shenjat dikatatoriale, ndaloi deputete e Vetëvendosjes të hynin në ndërtesën e Qeverisë, madje “pushtoi” edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës me polici. Bajrami po krijonte shtetin policor. Tendencat e tij diktatoriale nga perspektiva e një pasardhësi drejt fronit të sundimtarit, hasën në rezistencë nga faktorët opozitarë dhe qytetarë, madje edhe nga vetë partia të cilës i takon . Mirëpo, Bajrami përsëri nuk u “dorëzua”: dorëheqja nuk ekzistonte në fjalorin e tij .
Qëndrimi i tij prej diktatori “të vogël” dhe sypatrembur u vu në pah edhe me aferën e shpëlarjes së 1.4 milion eurove në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në tenderin për pasaporta, ku Bajrami është shefi, i pari, i papërsëritshmi. Përsëri karrigia e Bajramit nuk po lëkundet. Ai as që dëshiron të dëgjojë për dorëheqje edhe sikur të zbres Jezusi nga qielli.
Sikur të mos mjaftoni të gjitha këto skandale, Bajrami doli të ishte “Bossi” i skandaleve: ai po vazhdon të fshijë çdo gjë që i del para vetës, e në veçanti kur është fjala për lekë, tundohet shumë.
Shpëlarja e mbi 200 mijë eurove me targat e automjeteve, që së fundi doli në shesh, natyrisht se s’do ta lëkund karrigen e Bajramit. Jo më kot Bajrami është i paprekshëm, dhe kur kësaj ia shtojmë mosnjohjen e dorëheqjes qoftë si term, por edhe ai akt qyetar, s’ka kush që mund ta largojë nga posti i i ministrit.
Bajrami po vazhdon “sfidën e pasurimit” dhe ushtrimit të postit gjithnjë e më diktatorial.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert