LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Me SHBA-në nuk mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet

Bajqinovci: Me SHBA-në nuk mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se me Shtetet e Bashkuara nuk mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet.

Bajqinovci ka pohuar se në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje më së paku abuzon me amerikanizmin, transmeton Telegrafi. Ai ka shtuar se edhe nga mesazhet e ambasadorit Grenell, kuptohet se SHBA dëshiron kultivimin e demokracisë, sundimit të ligjit e zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit e rajonit tonë.


“Me SHBA’në nuk mund të jesh thjeshtë dhe vetëm duke propaganduar zëshëm amerikanizmin e X a Y lideri a partie. As duke luajtur me ta, apo duke gënjyer. Me SHBA’në s’mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet. Me Amerikën janë ata që s’e kanë gojën plotë Amerikë, por besojnë në demokraci, në sovranitet popullor, në dinjitet, të drejta e liri themelore të njeriut, në Kushtetutë e në ligj, në zhvillim meritokratik njerëzor duke rritur e inkurajuar punën, dijen e talentin. Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje më së paku abuzon me amerikanizmin sepse beson më së shumti në vlera, parime e principe mbi të cilat është ngritur aleati jonë më i madh. Edhe sot, nga agjenda e mesazhet e ambasadorit Grenell, kuptojmë se Amerika dëshiron kultivimin e demokracisë, sundimit të ligjit e zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit e rajonit tonë”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në Facebook.

Në shkrimin e bërë, Bajqinovci ka thënë se politika e Kosovës, deri më tani, nuk i ka zbatuar sa e si duhet principet e mesazhet e aleatit tonë për reforma, për zhvillim demokratik e institucional, për rritje ekonomike dhe punësim.

“Partneriteti i Kosovës me SHBA-në duhet thelluar në dimensionin e vlerave të përbashkëta. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që deri sot partneritetin me SHBA-në, e kanë parë me oportunizëm personal e klanor”, vijon shkrimi i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori