LAJMI I FUNDIT:

Baja Boot për të gjitha terrenet me pamje shumë të mirë

Baja Boot për të gjitha terrenet me pamje shumë të mirë

Të gjithë presim me padurim, lëvizjen e kësaj makine në garën Baja 1000 që zhvillohet në fundvit

Scuderia Cameron Glickenhaus ka njoftuar se do ta shfaqë një makinë të re të bazuar në stilin klasik, por kjo nuk është e vetmja makinë që e sjellë kjo kompani, transmeton Telegrafi.


Mund ta shohim shumë shpejtë edhe Baja Boot me rrota gjigante, goma e së cilave arrin deri në 37 inç, derisa e ka edhe platformën e ngritur, në mënyrë që të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

“Gjithçka fillojë me një letër të zbrazët, por me ide shumë të egra. Pas 17 muajsh gjakë, djersë e lot, më në fund e kemi Baja Boot” thuhet në postimin e kompanisë, ku shfaqen edhe fotografitë.

Derisa nuk janë bërë të ditura specifikat, thuhet se kjo makine do të jetë gati për të garuar në Baja 1000 që zhvillohet në fund të vitit, ndërsa shihet dukja e mirë që e ka. /Telegrafi/