LAJMI I FUNDIT:

Baily: Është mirë që Maqedonia zhvillon bisedime me Greqinë

Baily: Është mirë që Maqedonia zhvillon bisedime me Greqinë

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Yess Baily, sot tha se mbështet zgjidhjen e përbashkët të pranuar për çështjen e emrit, duke shtuar se ai nuk mund të tregojë se cila është ajo zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tsipras dhe Zaev kanë biseduar në telefon edhe për çështjen e emrit
Lexo po ashtu Tsipras dhe Zaev kanë biseduar në telefon edhe për çështjen e emrit

‘Do të thoja se është mirë që Maqedonia zhvillon bisedime me Greqinë dhe me vendet tjera në fqinjësi. SHBA gjithmonë e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështes Maqedoninë në rrugëtimin e saj drejt NATO-së dhe BE-së’, ka thënë Baily.


Baily, pas konferencës për rregullativë më të mirë të biznesit, tha se procesi reformues, reformat në sistemin e drejtësisë dhe në fushat tjera janë shumë të rëndësishme. /Telegrafi/