LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri thotë se mori mbështetje të madhe nga Vaganica, Ura e Gjakut, Shipoli dhe Zhabari

Bahtiri thotë se mori mbështetje të madhe nga Vaganica, Ura e Gjakut, Shipoli dhe Zhabari

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me partnerët e koalicionit nga Vetëvendosje dhe partitë e tjera mbajti takime me banorët e Shipolit, Vaganicës dhe Urës së Gjakut.

Ai tha se në këto lagje nuk do kenë vend grupet kriminale dhe mafioze, që shkaktuan shumë të këqija deri në vitin 2013.


“Shipoli, Vaganica dhe Ura e Gjakut edhe sonte treguan se e duan Mitrovicën evropiane, e jo grupet kriminale dhe mafioze të cilat iu kanë shkaktuar shumë të kqija deri në vitin 2013.

Kjo tregon se Mitrovica edhe për katër vite do të jetë qytet shembull, ku do të mbizotëroj paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik.

Qeverisje me duar të pastra, me mendje dhe me zemër, që Mitrovica të udhëheqet nga mitrovicasit”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai po ashtu mbajti tubim me banorët e Zhabarit, lagje e cila tha se do ta vulos fitore e AKR-së.

“Fushatën zgjedhore të balotazhit sonte e përmbyllëm me një tubim madhështor në Zhabar, në vendin ku shënuam fitore të madhe me 22 tetor dhe në vendin i cili do ta vulos fitoren tonë të dielen.

Na priftë e mbara edhe për katër vitet e ardhshme, ku do të qeverisim së bashku me popullin e Mitrovicës”, ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.

Në trend

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori