LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri, Haradinajt për mungesë të rrymës: Intervenoni sa nuk është bërë vonë, qytetarët po rrezikohen nga të ftohtit

Bahtiri, Haradinajt për mungesë të rrymës: Intervenoni sa nuk është bërë vonë, qytetarët po rrezikohen nga të ftohtit

Po bëhen katër ditë që nga djegia e trafos të Trepçës, dhe qytetarët e Mitrovicës po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Ndonëse në KEDS deklaruan se mbi 85 për qind e konsumatorëve janë duke u furnizuar me energji elektrike, këtë e ka hedhur poshtë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka thënë se gjendja nuk është e mirë.


Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të intervenoj që sa më parë të lëshohet energjia elektrike, ose përndryshe siç u shpreh ai do të ketë pasoja tek qytetarët.

Buzhala: 85% e konsumatorëve janë duke u furnizuar me energji elektrike në Mitrovicë
Lexo po ashtu Buzhala: 85% e konsumatorëve janë duke u furnizuar me energji elektrike në Mitrovicë

“Mitrovica është një situatë të rëndë dhe qytetarët  janë duke u ngrirë që katër ditë pa energji elektrike,  kjo është papërgjegjësi e Qeverisë së Kosovës. Kërkoj nga kryeministri i vendit,  sa nuk është bërë vonë që të vdes dikush nga i ftohti dhe acari që është në Mitrovicë, që sa më shpejt ta dërgojë njësinë speciale urgjente  që të shpëtojë pa vdekur dikush në mungesë të energjisë elektrike”, ka deklaruar Bahtiri.

Ai ka theksuar se kjo gjendje në Mitrovicë është turpi i turpit.  Mungesa e energjisë elektrike u ka shkaktuar humbje të mëdha edhe bizneseve në qytetin e Mitrovicës.

Reduktime të mëdha të energjisë elektrike në Mitrovicë, qytetarët flasin për dëmet (Video)
Lexo po ashtu Reduktime të mëdha të energjisë elektrike në Mitrovicë, qytetarët flasin për dëmet (Video)

Kujtojmë se shkaku i djegies së trafos, në minierën e Trepçës mbetën të ngujuar mbi 100 minatorë 700 metra nën tokë, por fatmirësisht askush nuk ishte lënduar. /Telegrafi/