LAJMI I FUNDIT:

Baerbock: Nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi i fundit janë ndryshimet kushtetuese

Baerbock: Nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi i fundit janë ndryshimet kushtetuese

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, vlerëson se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit me kolegun e saj, ministrin e Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski në Berlin, ajo tha se hapi i fundit për hapjen e klasterit të parë negociator është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Ne e dimë se sa e vështirë është të bëhen ndryshime kushtetuese në demokraci dhe këtë e kërkova gjatë vizitës sime të fundit në Maqedoninë e Veriut. Por atëherë kishte një fushatë elektorale dhe kuptova se ky hap nuk ishte i mundur atëherë. Tani ka zgjedhje në Bullgari dhe pastaj ka një mundësi që duhet të shfrytëzohet bashkërisht”, tha ministrja Baerbock.


Ajo beson se BE-ja vendos unanimisht dhe nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Rregullat në BE janë të tilla, vendoset unanimisht, dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë padrejtësi. Ne nuk jemi dakord me partnerët tanë evropianë për gjithçka, por këto janë rregullat. Përderisa ato rregulla nuk ndryshohen, të cilat unë personalisht i mbroj, ato duhet të respektohen”, theksoi Baerbock.

Ky ishte takimi i parë zyrtar i dy ministrave pasi Mucunski mori detyrën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori