Loja e re thirret Bad Piggies dhe luhet me derrat si karakteret kryesore të lojës e jo zogjtë e nevrikosur. Poashtu, loja duket se ndryshon mjaft nga Angry Birds.  

Në Bad Piggies, idea e lojës është transporti i mallrave përmes derrave të cilët lëvizin përmes karrocave të krijuara. Bad Piggies është tani e gatshme për shkarkim në dyqanin online Play të Google si dhe në atë të Apple për pajisjet iOS me një çmim prej 0.99 dollar.


bad piggies 1

Duket se loja do të bëhet mjaft e famshme pasi që vetëm pas tri orëve të daljes online, ka zënë vendin e parë në dyqanet online të aplikacioneve në Amerikë. Gjithashtu, sipas disa informatave, loja e re nga Rovio është pozicionuar në vend të parë edhe në Britani të Madhe. /Telegrafi/