Baby G kërcen kudo ku ka muzikë, edhe nëse rreth saj ka njerëz (Video)

Këngëtarja e re e labelit "On Records", Baby G së fundmi ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për të qëndruar ca kohë me familjarët e saj atje. Baby G ka treguar se ka një dashuri shumë të madhe për muzikën dhe kërcimin, dhe këtë gjë më së miri e ka vërtetuar së fundmi përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Në video ajo shfaqet rrugëve të qytetit Birmingham, gjersa ka filluar të kërcejë në momentin që ka dëgjuar muzikë.
Këngëtarja nuk e ka pasur fare problem nëse kalojnë njerëz aty pranë, por ka vazhduar kërcimin.
"Unë kërcej kur dëgjoj muzikë", ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































