Këngëtarja Baby G shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, për të cilin ka filluar përgatitjet, gjersa është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka shfaqur ndjenjat e saj patriotike.


Në një fotografi në të cilën shfaqet krejtësisht prapa, ajo bën me duar simbolin e shqiponjës.

Ndoshta me këtë ajo ka shpresuar që të transmetojë tek fansat ndjenjat e saj të patriotizmit që ka, por nuk e ka ditur që ka rënë në sy për të keq, përderisa ka ekspozuar paksa edhe të pasmet. /Telegrafi/