LAJMI I FUNDIT:

“Babi është në shtëpi” – momenti kur ukrainasi befason vajzën dhe të birin me rikthimin në shtëpi, për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë

“Babi është në shtëpi” – momenti kur ukrainasi befason vajzën dhe të birin me rikthimin në shtëpi, për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ka përlotur pothuajse çdo person që ka pasur rastin ta shoh.

Bëhet fjalë për një baba ukrainas, i cili nga fillimi i luftës në Ukrainë i është bashkuar ushtrisë së vendit të tij për të luftuar kundër forcave pushtuese ruse, transmeton Telegrafi.


Ai rikthehet në shtëpi për herë të parë që nga fillimi i luftës dhe i bën befasi të këndshme vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk mund të ndalnin lotët e gëzimit.

Komandanti i forcave ajrore ukrainase del në terren, vëzhgon nga afër testimin e sistemit të avancuar raketor amerikan Patriot
Lexo po ashtu Komandanti i forcave ajrore ukrainase del në terren, vëzhgon nga afër testimin e sistemit të avancuar raketor amerikan Patriot

Viktor Trynoha nga Ivano-Frankivsk i Ukrainë, është rikthyer të vajza 3-vjeçe Yaryna dhe djali 6-vjeç Makarii, të cilët nuk i ka parë për më shumë se 13 muaj.

Videon e realizoi gruaja e tij Viktoriia, ku shihet Viktori duket befasuar vajzën kur kthehet në shtëpi, dhe më pas së bashku me të shkojnë për t’i bërë befasi edhe të birit që ishte në shkollë.

Ukrainasit shkatërrojnë ndërtesat në Bakhmut që i shfrytëzonin pjesëtarët e Wagnerit, i sulmuan me JDAM që për herë të parë u përdorën në Kosovë
Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë ndërtesat në Bakhmut që i shfrytëzonin pjesëtarët e Wagnerit, i sulmuan me JDAM që për herë të parë u përdorën në Kosovë

Ata nuk mund të ndalnin lotët, pasi takuan babanë për herë të parë pas më shumë se një viti, kur si vullnetar i doli në ndihmë vendit kur Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën.

Videoja vjen në kohën kur kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, tha se Rusia ka braktisur përpjekjet për të pushtojë më shumë territor, dhe po fokusohet në mbrojtjen e pozicioneve në pritje të kundërofensivës ukrainase.  Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/