LAJMI I FUNDIT:

“Babanë e kam parë një herë në vit nëpërmjet një frëngjie”, historia e jetës së Bilal Kolës e deri te botimi i librit të tij të parë

Profesori Bilal Kola është autor i librit të tij të parë “12 mentalitete”. Ai u lind dhe u rrit (deri në moshën 18 vjeçare) në një kamp internimi të regjimit komunist në afërsi të Lushnjës, në Shqipëri duke përjetuar një sërë privimesh në jetën e tij përgjatë regjimit komunist.

Kola në një intervistë për Telegrafin tregoi shkurt për jetën e tij në kamp, takimet e pakta me babanë e tij, deri te jeta pas moshës 18 vjeçare dhe botimi i librit.

Autori i librit “12 mentalitete” tha se familja e tij që nga viti 1945 deri në vitin 1991 kanë qenë të internuar në disa kampe në sistemin komunist në Shqipëri.


Bilal Kola, autor i librit “12 mentalitete” /Foto:Ridvan Slivova/

Ai tha se babanë e tij, Kurt Kola, e ka takuar një herë në vit dhe atë vetëm përmes një frëngjie në burgun e Burrelit.

“Kam lindur në një kamp të internimit të rrethit të Lushnjës. Familja ime që nga viti 45 deri në vitin 1991 ka përjetuar karvanin e internimeve nëpër gjithë kampet e internimit komunist në Shqipëri, duke filluar nga kalaja e Beratit, Tepelena, Porto Palermo dhe përfundimisht u vendosën në një kamp pune në rrethin e Lushnjës. Kam lindur aty dhe deri në moshën 18 vjeç kam jetuar aty. Jeta ime ka qenë e tillë, që babanë tim Kurt Kola, i cili nuk jeton më e kam njohur ose më mirë le të themi e kam parë një herë në vit nëpërmjet një frëngjie, pasi ai ka qenë i dënuar i një sistemi komunist si i burgosur politik në burgun e Burrelit. Dhe për herë të parë babanë tim e kam parë nga koka te këmbët kur është liruar nga burgu i Burrelit në vitin 1991”, tha ai.

Tutje Kola tregoi se si fëmijët e moshës së tij ishin më shumë të përmbushur se ai, si dhe privimet që i bëheshin nga çdo gjë – edhe nga shkolla.

Bilal Kola, autor i librit “12 mentalitete” gjatë intervistës për Telegrafin /Foto: Ridvan Slivova/

“Jeta ime ka qenë e tillë që asnjë gjë që fëmijët e tjerë e kishin, unë nuk e kisha. Nuk kisha baba në shtëpi, kam parë me sytë e mi diskriminimin që u bëhej fëmijëve në moshë të mitur. Ka koinciduar që fëmijët bashkëmoshatar të mi të shkojnë në shkollë të mesme, e unë për arsye edhe të biografisë të familjes, por edhe për koincidencë nga të gjithë nipërit e mbaj emrin e gjyshit, edhe për këtë si rrethanë, pasi gjyshi im ishte një kundërshtar i sistemit komunist, mua nuk mu lejua të shkoj në shkollë të mesme. Ajo çka mund të them për fëmijërinë dhe rininë e hershme është që për mua në një farë mënyre simbolizon privimin nga çdo e drejtë”, tha Kola.

Mirëpo, pas gjithë atyre vuajtjeve, Kola, pas vendosjes së demokracisë mbaroi studimet akademike Bachelor dhe Master për Drejtësi në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare në London South Bank University dhe London Metropolitan University, si dhe ka përfunduar Doktoraturën për Studime Strategjike në International University Montgomery, SHBA.

Ai, si një avokat me përvojë 25 vjeçare ka vendosur që të botojë librin e tij të parë, “12 mentalitete”.

Bilal Kola, autor i librit “12 mentalitete” gjatë intervistës për Telegrafin /Foto: Ridvan Slivova/

Përmes këtij libri ai i paraqet lexuesit një anë tjetër të  dimensionit njerëzor: vetë eksplorimin me mendje të hapur për të bërë në jetë gjëra përtej konvencionales.

“Libri në thelb i ka tre komponentë kryesor, i pari është ai që unë konsideroj dije, që është transcendentale…dhe ato që unë konsideroj eksperienca personale, jo duke i marr nga këndvështrimi ato që i ka përjetuar Bilali, por në një këndvështrim empirik se çfarë kam përjetuar unë në kontestin historik”, u shpreh ai.

Koncepti që Kola e trajtuar në këtë libër është ai i amor-fatit.

“Është një koncept që unë e kam trajtuar në libër, është koncepti amor-fati. Sipas këtij koncepti nuk është e thënë që ato që konsiderojmë si eksperienca të këqija t’i marrim e t’i përjetojmë. Nga pikëpamja faktike kemi përjetuar një eksperiencë të pakëndshme. Por, nuk është e thënë që t’i marrim këto e t’i fusim në ato skutat tona të subkoshiencës e të themi ‘shiko kjo është një eksperiencë negative dhe le të mbetet si e tillë’, jo. Sipas amor-fatit ne jemi qenie në evoluim dhe çdo eksperiencë negative ka potencialin të na formësojë, të na fuqizojë në karakter…”, tha ai.

Libri “12 mentalitete”, nga Bilal Kola /Foto: Ridvan Slivova/

Mirëpo, ai e ka dhe një objektiv: “ Objektivi im është që gradualisht të futem në profilin e një spikeri, një folësi motivues. Ky libër do të kërkoj kohën e vet për të ezauruar veten. Ajo që mund të ndaj me ta është kjo. Kam përmendur dy prej mentaliteteve e janë dhe 10 të tjera. Kushdo që do shfletojë librin dhe gjithkush që do investohet në kuptimin e nxjerrjes së atyre që konsideron këshilla u siguroj që jeta e tyre, nuk ka asnjë shans mos të kaloj në dimensione përmirësimi shumë planëshe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cirkumcizioni (syneti) i djemve, doktor Fahredin Veselaj tregon cila është mosha që rekomandohet e cila jo

Cirkumcizioni (syneti) i djemve, doktor Fahredin Veselaj tregon cila është mosha që rekomandohet e cila jo

Shëndetësi
“Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” - ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës

“Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” - ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës

Lajme
Gjyqtari Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Mbi 81 mijë euro dëm për viktimën, Prokuroria e Prizrenit tregon detaje nga arrestimi i 32 vjeçarit për fajde

Mbi 81 mijë euro dëm për viktimën, Prokuroria e Prizrenit tregon detaje nga arrestimi i 32 vjeçarit për fajde

Drejtësi
Hetimet e SPAK-ut, reagon Veliaj: Prokurorët pa vendim gjykate për t’u futur në shtëpinë time

Hetimet e SPAK-ut, reagon Veliaj: Prokurorët pa vendim gjykate për t’u futur në shtëpinë time

Lajme
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë

Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë

Lajme
Kalo në kategori