Lidhja mes babait dhe vajzës është unike!
Lidhja e vajzës me babanë e saj vërtet se e formëson përvojën e fëmijërisë së saj dhe ia përcakton sjelljen si e rritur, transmeton Telegrafi.
Është babai ai i cili e vendos shembullin e “mashkullit të ëndrrave” dhe të një jete të suksesshme e të shëndetshme.
Nëse babai nuk është prezent në jetën e vajzës apo veprat e tij nuk janë të mira, atëherë kjo shpie që vajza të ketë probleme me vetëbesim dhe ka problem t’iu besojë meshkujve në përgjithësi.
Më poshtë i keni disa shembuj për rëndësinë që ka prezenca e babait në jetën e vajzës.
Përfshirja e babait qysh në moshën e hershme të vajzës
Kultura ka ndryshuar tani, ndërkaq shumica e baballarëve më në fund e kanë mundësinë të kujdesen për vajzën e tyre qysh prej kur lind ajo. Qysh nga dita e parë, baballarët përkujdesen për ushqimin e vajzës, ia ndërrojnë pelenat, i pastrojnë, i vënë në gjumë dhe ua qetësojnë të qarat. Një prezencë e tillë e forcon lidhjen mes tij dhe vajzës, gjë e cila është vitale për të ardhmen e fëmijës.
Rëndësia e babait në nivel emocional
Nëse vajza ka lidhje të mirë me babanë e saj, ajo ka më pak rrezik të zhvillojë ankth apo depresion, pasi që mësohet të ballafaqohet më mirë me stresin.
Nëse babai punon për ta zhvilluar një lidhje shumë të afërt me vajzën e tij dhe ajo ndihet komode të flet për ndjenjat e saj, atëherë babai e përgatit atë për lidhje të suksesshme në të ardhmen.
Ndikimi i babait në lidhjet e vajzës
Është babai ai që i tregon vajzës se çfarë kuptimi kanë dashuria dhe respekti. Ai i tregon asaj se si një mashkull duhet ta respektoj një femër, në veçanti gruan e tij. Vajza sheh dhe mban mend gjithçka, andaj babai ia formëson perceptimet se çfarë mund të pret ajo dhe çfarë është e pranushme te një partner romantik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?
Maska më e mirë kundër zbokthit
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre