Babai i Yamalit u çmend kur djali i tij shënoi gol: Ai e hodhi xhaketën dhe e tundi rrethojën e hekurt
Lamine Yamal luajti shkëlqyeshëm për Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit (3-3).
Ai shënoi një gol të bukur, e goditi portën dy herë dhe i çmendi mbrojtësit me driblimet e tij.
Pavarësisht moshës së re, Yamal ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm tash e një kohë, i konfirmuar në ndeshjet më të mëdha. Ai debutoi për ekipin senior të Barcelonës në moshën 15 vjeç.
Verën e kaluar, ai ishte një lojtar kyç në fitoren e Spanjës në Kampionatin Evropian, dhe javën e kaluar, ai fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën duke mposhtur Real Madridin.
Megjithatë, loja që luajti kundër Interit është e shkëlqyer edhe për standardet e tij. Me golin që shënoi në moshën 17 vjeç e 291 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar rekordin e mbajtur nga Kylian Mbappe tetë vjet më parë.
Goli i fenomenit Barca u festua me eufori të veçantë nga babai i tij, Mounir Nasraoui. Një video e një personi të ulur në tribuna sipër tij u bë virale.
Pasi Yamal shënoi një gol të shkëlqyer, babai i tij u çmend nga lumturia. I tërbuar, ai ia grisi xhaketën, pas së cilës e tundi rrethojën e hekurt me të dyja duart.
Ai e përfundoi festimin duke përshëndetur spektatorët përreth tij dhe duke udhëhequr brohoritjet. /Telegrafi/





























