LAJMI I FUNDIT:

Babai ‘qëllon gruan dhe tri vajza të rritura’ brenda shtëpisë së tyre në Çikago – përpara se të thërriste policinë

Babai ‘qëllon gruan dhe tri vajza të rritura’ brenda shtëpisë së tyre në Çikago – përpara se të thërriste policinë

Një baba i pesë fëmijëve akuzohet se vrau gruan dhe tri vajzat e tij në një komunitet të vogël jashtë Çikagos të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia u thirr nga një burrë në shtëpinë në Tinley Park pak pas orës 11:30.


Viktimat u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes minuta më vonë në orën 11:36, sipas zyrës së ekzaminuesit mjekësor të Cook County.

Viktimat u identifikuan si Majeda Kassem, 53 vjeçe, dhe tre vajzat e saj, përfshirë binjakët Halema dhe Zahia, të dyja 25 vjeçe, dhe një më e vogël Hanan Kassem, 24 vjeçe.

Një dispeçer iu referua vendit të ngjarjes si ‘një masakër’ pasi më shumë njësi emergjente u kërkuan të dërgoheshin në shtëpi.

Departamenti i Sigurisë Publike në Tinley Park tha se një i dyshuar ishte ende në shtëpi kur mbërriti policia dhe u arrestua pas ‘të shtënat në familje’.

Në vendngjarje është gjetur edhe një armë, raporton Chicago Tribune.

“Autori është në paraburgim dhe skena është e sigurt”, u tha në një deklaratë menjëherë pas arrestimit të burrit. “Për shkak të hetimeve në vazhdim, ne po kërkojmë nga banorët që të qëndrojnë jashtë zonës”.

Fqinjët u tronditën plotësisht nga lajmi, duke i cilësuar banorët si ‘një familje kaq e mirë që kishte një të ardhme të ndritur’ me disa nga fëmijët, ku përfshiheshin dy djem të rritur, që kishin ambicie për t’u bërë farmacistë ose mjekë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori